Studentët e kolegjeve private punë praktike në MF

27 Prill 2016 - 14:24      

Në ambientet e Ministrisë së Financave, sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në mes të kësaj ministria dhe katër kolegjeve private që do t’ju mundësoj studentëve të këtyre kolegjeve aftësimin profesional në fushat që lidhen me MF-në dhe agjencitë e saj.

Nënshkrimin i këtij Memorandumi u bë nga zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, dekani i Kolegjit “AAB” Medain Hashani, kryetari i Bordit themelues të kolegjit “Universum” Suat Berisha, rektorja e Kolegjit “Dardania” Xhyldane Mulla, si dhe dekani i Kolegjit “Pjetër Budi”, Hashim Rexhepi.

Zëvendësministri Krasniqi gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumeve të Bashkëpunimit me katër kolegjet private bëri të ditur se “Qëllimi i nënshkrimit të këtyre Memorandumeve është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të Kolegjeve në fushat që lidhen me Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj. Ministria e Financave do të marrë në punë praktike nga 20 studentë për çdo tre muaj (apo 80 studentë në vit) nga këto institucione të arsimit të lartë”.

“Sikurse Memorandumi i nënshkruar më herët me UP “Hasan Prishtina”, edhe ky i sotmi i nënshkruar me Kolegjin “AAB”, Kolegjin "“Universum”, Kolegjin “Dardania” si dhe Kolegjin “Pjetër Budi” shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me institucionet e arsimit të lartë në projekte të tjera që do të shkojnë në të mirë të zhvillimit të shkencës dhe aftësimit profesional”, tha Krasniqi.

Ai gjithashtu bëri të situr se “nga numri i përgjithshëm i studentëve që do ta kryejnë praktikën në baza tremujore janë nga drejtimet e ekonomisë (të gjitha drejtimet), juridik, si dhe shkenca kompjuterike. Ndërsa, përzgjedhjen e studentëve do ta bëjnë vet Kolegjet të cilat i ofrojnë Ministrisë së Financave listën e përzgjedhur të studentëve çdo tre muaj”.

“Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Kolegjet duhet të marrin parasysh notën mesatare të studentëve dhe gjithashtu studentët duhet të kenë të kryer së paku vitin e dytë të studimeve bachelor ose të jenë të regjistruar në studimet master”, shtoi zëvendësministri.

Përfaqësuesit e kolegjeve private e vlerësuan lartë iniciativën e MF-së për angazhimin e studentëve të Kolegjeve private në punë praktike në këtë ministri, dhe e cilësuan si një mundësi të mirë për studentët e tyre që njohuritë teorike ti transferojnë edhe në praktikë.

Hashim Rexhepi dekan i Kolegjit “Pjetër Budi” tha se ky është një hap i duhur në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillimin e mëtutjeshme të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.

Ndërsa, Xhyldane Mulla, rektore e Kolegjit “Dardania”, tha se është rasti i parë që një Ministri e merr këtë iniciativë të jashtëzakonshme, me siguri kjo iniciativë do të jetë një model edhe për Ministritë tjera.

Kryetar i Bordit themelues të Kolegjit “Universum” Suat Berisha, duke falënderuar Ministrinë e Financave për iniciativën për nënshkrimin e Memorandumin e bashkëpunimit, tha se kjo është një mundësi e mirë dhe një mundësi e re për studentët e kolegjeve private, që njohuritë teorike ti transferojnë edhe në praktike, por njëherësh gjithashtu edhe të përfitojnë njohuri të reja praktike nga realizimi i intershipit në Ministrinë e Financave.

Gjithashtu, edhe Dekani në kolegjin ”AAB” Medain Hashani e vlerësoi lartë nënshkrimin e këtij Memorandumi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...