Gjykata refuzon shtyrjen e burgosjes së Dervishit, por ai mbetet në arrati [video]

22 Prill 2016 - 19:17      

Janë bërë më shumë se 1 muaj, qëkur Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimet Arban e Lutfi Dervishit, të akuzuar në rastin Medicus.

Por, babë e bir vazhdojnë të jenë në arrati dhe asnjëri prej tyre nuk ka nisur vuajtjen e dënimit.

Gjykatat në Kosovë dhe sistemi i drejtësisë ka dështuar edhe një herë tjetër të sigurojë prezencën e tyre dhe të evitojë ikjen nga Kosova.

Avokati Petrit Dushi ka thënë se ai ka kërkuar shtyrjen e dënimit edhe nga Gjykata e Apelit, meqenëse ajo Themelore e ka refuzuar këtë kërkesë.

Zëdhënësi i Apelit, Arbër Jashari, i ka thënë KTV-së se edhe Apeli e ka refuzuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit. Por, sikur Gjykata Themelore, ashtu edhe ajo e Apelit kur ua ka konfirmuar dënimin, kanë dështuar të aplikojnë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilave, të dënuarit duhet të ishin në paraburgim.

Kodi i Procedurës Penale, në nenin 367 pika 2, parasheh masën e paraburgimit, nëse një e tillë nuk është në fuqi, për dënimet mbi 5 vjeçare. Arban e Lutfi Dervishi janë të dënuar me nga 8 vjet burgim për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore.

“Ankesat janë refuzuar dhe janë ndërmarrë veprimet e tjera procedurale në aplikim të ligjit”, ka thënë Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, por ajo nuk ka dashur të thotë nëse Gjykata ka bërë ndonjë veprim që të lëshojë urdhër-arrest për Dervishët.

KTV-ja e ka pyetur për këtë edhe avokatin e Lutfi Dervishit, amerikanin Linn Slattengren, por zyra e tij në Prishtinë, nuk ka kthyer përgjigje. Por, QKUK-ja ka konfirmuar se tashmë ia ka ndërprerë kontratën Dervishit. Kjo nuk është hera e parë që të dënuarit ikin lehtësisht nga Kosova dhe nga vuajtja e dënimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...