21 Maj 2014 - 09:06
Ka thënë se kompetent për këtë është Bordi Drejtues i QKUK-së, i cili është formuar nga vetë MSh-ja.
I përfoluri në aferën “pronto”, “daja” i Adem Grabovcit, drejtor i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Curr Gjocaj, të martën është zgjedhur drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Vendimi është marrë të martën në mbledhjen e Bordit Drejtues të QKUK-së.
“Bordi Drejtues i ka të gjitha kompetencat, Ministria e Shëndetësisë në këtë aspekt nuk ka kurrfarë kompetence në emërimin ose shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar”, ka deklaruar Agani.
Por, Bordi Drejtues i QKUK-së është formuar nga vetë MSh-ja para tre muajsh. Drejtues dhe anëtar i këtij bordi është Isuf Dedushaj, i cili aktualisht është zyrtar i MSh-së, ndërsa edhe njëri nga pesë anëtarët e tjerë të Bordit vjen nga MSh-ja dhe është zv.ministri Shemsi Veseli.
Për kundërkandidatin e Gjocajt dhe ushtrues aktual i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Nijazi Gashi, zgjedhja e Gjocajt ka thënë se përbën lajm për të. Ka thënë se ka pritur që vetë të zgjidhej për këtë pozitë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...