Foto: Koha

Daçiq nesër viziton “trashëgiminë kulturore serbe” në Kosovë

9 Prill 2016 - 21:45      

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiq, nesër do të qëndrojë në Kosovë për të vizituar, siç thuhet në një njoftim të ministrisë së Jashtme serbe, “trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë e Metohi që gjenden nën mbrojtjen e UNESCO-s”.

“Daçiq do të vizitojë zonat e trashëgimisë kulturore në territorin e Kosovës dhe Metohisë të cilat janë të regjistruara në Listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s – patrikanën Pejës, kishën e Levishës [në Prizren] dhe manastirin e Graçanicës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Serbisë, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, theksohet se vizitën e tij në Kosovë, Daçiq do ta shfrytëzojë edhe për të biseduar me klerikët serbë, ku besohet se edhe do të përçojë mesazhe politike në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...