8 Prill 2016 - 21:00
Ai ka marrë shtetësinë kosovare, dhe për këtë e falënderon ish-presidenten Atifete Jahjaga që ia miratoi shtetësinë.
Lajmin për marrjen e shtetësisë së Kosovës, e ka bërë publik vet Majko.
“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës. Falënderoj Presidenten Jahjaga. Sot në Prishtinë isha me ‘status’ tjetër”, ka thënë Majko.
Më parë Majko kishte thënë se do që ta marrë shtetësinë e Kosovës, që të blejë banesë në Prishtinë, e në punë në Tiranë të shkojë me veturë nëpër rrugën e kombit, edhe nëse për këtë mund të vonohet, e siç kishte thënë të “durojë edhe qortimet nga shefi i Kuvendit”.
Majko mbetet ndër politikanët e Shqipërisë më të dashur në Kosovë. Në kohën e luftës në Kosovë, ai kishte qenë kryeministër i vendit. Ndër deklaratat e tij të fuqishme në atë kohë kishte qenë edhe ajo se në Shqipëri ka vend për të gjithë shqiptarët e Kosovës, dhe se të gjithë do të kthehen në vendin e tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...