7 Prill 2016 - 17:06
Gjatë takimit i pari i Prishtinës tha se në bisedë me kryeministrin Rama kishte dëgjuar kritikat miqësore në të mirë të Kosovës, transmeton kosovapress.
“Biseduam për zhvillimet politike në Kosovë. Dëgjova rekomandimet dhe kritikat miqësore që i përcolli për të mirën dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryetari Ahmeti.
Në anën tjetër kryeministri Rama tha se kryetarit Ahmeti vetëm i ka shprehur disa opinione miqësore
“Ishte mikpritje vëllazërore. Nuk pata kritika por shpreha disa opinione miqësore dhe pata kënaqësinë ta vizitoj në zyre në komunë”, tha Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama po qëndron në Kosovë pasi që ka ardhur si i ftuar në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi.
Rama është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe me liderë të partive opozitare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...