O’Connell: Princi Charles vjen si partner i Kosovës

15 Mars 2016 - 07:04      

Pajtimi dhe promovimi i dialogut ndërfetar, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do ta sjellin në Kosovë pas 17 vjetësh Princin e Walesit, Charles, shkruan sot Koha Ditore.

I shoqëruar nga dukesha e Cornwellit, Camilla, Princi Charles ndryshe nga viti 1999, kur kishte vizituar trupat britanike të KFOR-it, tani vizita e tij do të jetë shtetërore.

Ai planifikon të takojë edhe presidenten Atifete Jahjaga. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, gjatë një bisede për “Kohën Ditore” ka shpalosur agjendën dhe qëllimin e vizitës së Princit. Ardhja e tij në Kosovë, siç ka thënë O’Connell, është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

Megjithëse Princi do të pritet nga presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori britanik ka theksuar se Princi shumicën e agjendës do t’ua përkushtojë takimeve dhe bisedave me njerëz të profileve të ndryshme. Princi do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...