Eurodeputeja kroate thotë se Serbia duhet të pranoj gjenocidin në Srebrenicë

12 Korrik 2015 - 12:29      

Dubravka Shuica, përfaqësuesja kroate në Parlamentin Evropian, e cila kohët e fundit porosit se duhet haptazi të luftohet kundër çdo relativizimi të gjenocidit në Srebrenicë, tha se boshnjakët që u vranë në Srebrenicë detyrojnë të gjithë që të përhapin të vërtetën që një krim i ngjashëm të mos përsëritet kurrë më në botë.

“Qëndrimi im është se vetëm e vërteta mund të sjellë në një pajtim dhe një të ardhme më të mirë në Bosnje dhe Hercegovinë. Vrasja e më shumë se 8,000 boshnjakëve, në krimin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore më 11 dhe 12 korrik të 1995 na obligon që të mos pranojmë asgjë më pak se të vërtetën, ashtu që një krim i tillë të mos përsëritet askund botë”, tha Shuica në një intervistë për Anadolu Agency (AA).

Ajo paralajmëroi se në Bosnjë dhe Hercegovinë vazhdon të relativizohet gjenocidi në Srebrenicë, por edhe krime të tjera kundër qytetarëve të pafajshëm.

Ajo më tej thekson se gjenocidi në Srebrenicë ka ndodhur në zemër të Evropës dhe se tragjedia e Srebrenicës është turp dhe zhgënjim i madh për mbarë botën.

Në fund ajo konsideron se për procesin e pajtimit thjesht duhet të zbatohet oferta më e mirë që qytetërimi ka zbatuar edhe më parë.

“Nuk duhet të humbim energji të panevojshme, të argumentojmë, të polemizojmë apo të politizojmë kështu që është e rëndësishme që të mësojmë nga pajtimi i gjermanëve me hebrenjëve, Polakëve, por edhe me Francezët. Themeli i paqes është udhërrëfyes i së ardhmes, ndërsa themeli i vetëm i së ardhmes është e vërteta. Prandaj, është e rëndësishme që qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës në përkujtimin e 20 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë të njohin si një shans për të forcuar pajtimin dhe bashkëpunimin si kusht themelor për përparimin e BeH-së”, tha eurodeputetja kroate, Dubravka Shuica. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...