Një tjetër femër arrestohet për vdekjen e vëllait të Kim Jong-un

16 Shkurt 2017 - 08:11      

Një tjetër femër është arrestuar në lidhje me vdekjen e Kim Jong-nam, vëllait të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Kim vdiq të hënën, pasi dyshohet se është helmuar, derisa ishte duke pritur për të udhëtuar në Kuala Lumpur, Malajzi.
Policia thotë se ka përfunduar ekspertiza , edhe pse rezultatet ende nuk janë bërë publike.

Një grua, e cila po udhëtonte me pasaportë vietnamese, pritet të paraqitet në gjykatë, shkruan BBC.
Inspektori i përgjithshëm i policisë në Malajzi, Sri Khalid Bin Abu Bakar, tha se gruaja e dytë u ndalua të enjten për vdekjen e "një mashkulli Korean".
Ajo është identifikuar nga pamjet e aeroportit dhe kishte një pasaportë Indonezian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...