15 Shkurt 2017 - 22:46
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, parashihet të takohet nesër me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Bon të Gjermanisë.
Ky është takimi i nivelit më të lartë ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe rusë, prej 20 janarit të këtij viti, kur është inauguruar presidenti Trump.
Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, nuk ka specifikuar se për çka do të diskutojnë Tillerson dhe Lavrov, por vetëm theksoi se bisedimet e tyre kanë të bëjnë me “raportet bilaterale që kishin hyrë në rrugë pa krye nga administrata e mëparshme amerikane”.
Nga ana tjetër, shefi i shtatmadhorisë së përbashkët të Shteteve të Bashkuara, gjeneral Joseph Dunford, po ashtu, planifikon të takohet nesër me kolegun e tij rus, gjeneral Valery Gerasimov, në Baku të Azerbajaxhanit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...