Parlamenti malazez miraton heqjen e imunitetit dy deputetëve

15 Shkurt 2017 - 14:08      

Parlamenti i Malit të Zi në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ngritjen e procedurës penale dhe caktimin e paraburgimit për deputetët e Frontit Demokratik (FD) Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq.

Për heqjen e imunitetit të deputetëve të FD-së votuan 42 deputetë, raporton Anadolu Agency.

Kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetëve Mandiq dhe Knezheviq dërgoi Prokuroria Speciale Shtetërore e cila i dyshon dy të lartpërmendurit për vepra penale krijimin e organizatës kriminale dhe përgatitjen e veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi, të kryer përmes nxitjes, me qëllim të kryerjes së veprës penale terrorizëm.

Sipas të dhënave të prokurorisë, ekzistojnë dyshime themelore se Mandiq dhe Knezheviq u bënë anëtarë të organizatës kriminale të cilën në vitin 2016 e themeluan Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov me qëllim të kryerjes së veprave penale terrorizëm dhe vepra të tjera penale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...