Arrestohet i dyshuari që planifikoi sulmin në Stamboll

14 Shkurt 2017 - 12:37      

Policia turke ka arrestuar personin A.S. për të cilin ekziston dyshim se ka planifikuar sulm në natën e Vitit të Ri në klubin "Reina", kur terroristi Abdulgadir Masharipov vrau 39 persona dhe plagosi 69 të tjerë.

I arrestuari, identiteti i të cilin është shënuar me inicialet A.S. është arrestuar në operacionin e policisë në Stamboll. Ai është regjistruar si banor i Antalisë, por ka pasur edhe shtetësi franceze, shkruan gazeta "Star", e cila i referohet kumtesës së policisë në qytetin Burdur.

Hetimi i ka zbuluar gjurmët e tij nga marrëveshja për qira të një apartamenti në lagjen Esenjort, ku më 17 janar u arrestua Masharipov, transmeton Kosovapress.

A.S ka jetuar në Francë nga viti 2009. Më 10 janar prokuroria në qytetin Burdur filloi hetim kundër tij dhe në bazë të grumbullimit të të dhënave në lidhjet me Masharipov ai është arrestuar nga polica në Stamboll.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...