Netanyahu nuk pranon shtet palestinez

14 Shkurt 2017 - 09:58      

Netanyahu nuk mbështet më shtetësinë palestineze, tha një zyrtar i lartë i kabinetit qeveritar izraelit, derisa vetë kryeministri refuzoi të qartësonte pozicionin e tij, kur u nis drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të takohet me presidentin Donald Trump.

Netanyahu kishte shprehur mbështetje me kushte për një shtet palestinez që në 2009. Ai, publikisht asnjëherë nuk është distancuar nga ky pozicion, që sidoqoftë, sipas palestinezëve, ka qenë gjithnjë i pavlerë për shkak të zgjerimit të kolonive në tokat e okupuara.

Në aeroportin e Tel Avivit, Netanyahu anashkaloi pyetjen nëse ai ende mbështeste të ashtuquajturën zgjidhje për dy shtete. Por, më herët, ministri i Sigurisë Publike, Gilad Erdan, kishte thënë se të gjithë pjesëtarët e kabinetit të sigurisë, e mbi të gjithë kryeministri, kundërshtojnë shtetin palestinez.

Netanyahu do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të mërkurën, ndërkohë që nga ulja në detyrë e këtij të fundit, e deri më sot, kryeministri izraelit ka miratuar ndërtimin e 6 mijë shtëpive të reja për kolonitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor, duke ndezur kundërshti të shumta ndërkombëtare, të cilave Shtëpia e Bardhë nuk u është bashkuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...