Foto: Reuters

Shën Valentini: Dashuria e ndaluar në Indonezinë me shumicë myslimane

14 Shkurt 2017 - 09:37      

Autoritetet indoneziane në disa pjesë të kombit me shumicë myslimane kanë konfiskuar prezervativë dhe kanë ndaluar studentët të festojnë Shën Valentinin, duke thënë se tradita romantike inkurajon seksin e rastësishëm dhe bie ndesh me normat kulturore.

Në qytetin Makassar në ishullin Sulawesi, policia ka bastisur minimarkete dhe ka konfiskuar prezervativë të cilët ishin në dispozicion të hapur në pjesën më të madhe të Indonezisë, vend sekular ideologjia shtetërore e të cilit ruan diversitetin fetar.

“Këto bastisje janë bërë pasi kemi pranuar raportime nga banorë se në minimarkete po shiteshin prezervativë në një mënyrë të parregullt, veçanërisht në ditën e Shën Valentinit”, ka thënë zyrtari policor i Makassar, Jufri, raporton Reuters.

Ai shtoi se punonjësve të minimarketeve nuk u është thënë të shesin kontraceptivë për adoleshentë, thotë më tej raporti.

Këshilli më i lartë i klerit islam të Indonezisë e shpalli Shën Valentinin të ndaluar sipas ligjit islamik më 2012, duke thënë se binte ndesh me kulturën dhe mësimet myslimane.

Por shumica e popullsisë më shumë se 200 milionëshe të Indonezisë ndjekin një formë të moderuar të islamit në një vend me pakicë të konsiderueshme krishtere dhe hindu.

Grupe për të drejtat e njeriut kanë shfaqur brengat e tyre për ndikimin në rritje të grupeve islamike, të cilët po i “mësojnë” njerëzit se si të jetojnë jetët e tyre. Një grup ekstremist islamik në fund të vitit të kaluar kishte dalë në kontroll nëpër qendra tregtare për të parë nëse dyqanet kishin angazhuar stafin që të visheshin si babadimra, transmeton Koha.net.

Në qytetin e dytë më të madh të Indonezisë, Surabaya, zyrtarët qeveritarë kanë urdhëruar shkollat që të ndalojnë studentët së festuari Shën Valentinin “brenda apo jashtë shkollës” për shkak se bie ndesh me “normat kulturore dhe sociale”.

Sipas sistemit të decentralizuar qeverisës në Indonezi, autoritetet regjionale kanë të drejtë të lëshojnë urdhëresa pa aprovimin e qeverisë qendrore.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...