14 Shkurt 2017 - 08:18
Flynn është akuzuar se ka diskutuar për sanksionet amerikane me ambasadorin rus përpara se Trump mori detyrën.
Ai thuhet se ka mashtruar zyrtarët rreth kësaj bisede.
Më herët, mediat amerikane njoftuan se Departamenti i Drejtësisë e kishte paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë për këto kontakte muajin e kaluar.
Ata thanë se Flynn mund të shantazhohet nga Rusia.
Demokratët e lartë kanë bërë thirrje që Flynn të pushohet nga ajo pozitë.
Është e jashtëligjshme që personat jo zyrtarë të merren me diplomacinë amerikane. Biseda e Flynn e realizuar me ambasadorin rus thuhet të jetë bërë para se ai të emërohet këshilltar në administratën e re.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...