Athina lejon ndërtimin e xhamisë, s’kishte që prej çlirimit otoman

13 Shkurt 2017 - 22:20      

Për të parën herë, qeveria greke po thyen akullin dhe po hap rrugën për ndërtimin e një xhamie në Athinë, një projekt shumë i polemizuar ky që është pritur me kundërshti nga shumë grupe, përfshirë edhe partnerë të koalicionit qeveritar.

Komuniteti mysliman në Greqi, prej rreth 500 mijë pjesëtarësh, ka lobuar për vite të tëra, duke thënë se vendi i shenjtë i tyre nevojitet edhe për gjeneratat e ardhshme. Aktualisht, myslimanët në Greqi, falen në xhami të improvizuara, shumë prej të cilave në bodrume të errëta dhe të ftohta.

Qyteti nuk ka pasur një xhami që prej daljes nga pushtimi otoman në 1833. Plani për një xhami në Athinë daton që nga 1890, por akte të përsëritura të parlamentit ndër vite, nuk kanë lejuar asnjëherë nisjen e ndërtimit.

Edhe vendi i ndërtimit, është ndryshuar disa herë, për shkak të kundërshtive të banorëve dhe tani, është vendosur që vendi kult të ndërtohet në një bazë të braktisur detare, në një zonë kryesisht industriale, përcjell Top Channel. Buxheti është reduktuar në 887 mijë euro, kjo edhe për shkak të krizës financiare, ndërkohë që ndërtesa do të jetë dy katëshe, do të mund të presë 350 persona, por nuk do të ketë një minare. Planifikohet që ajo të jetë gati, në prill.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...