Takimi Trump – Putin mund të ndodhë para samitit të G20-s në korrik

13 Shkurt 2017 - 20:30      

Kremlini tha të hënën se po bisedohet për një takim të mundshëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump, para samitit të G20-ës në korrik.

“Për sa i takon një takimi të mundshëm Putin-Trump, ende nuk ka asgjë konkrete, nuk ka një datë që diskutohet. Ne jemi para faktit se një takim i G20-ës do të mbahet në gjermani në korrik të këtij viti, ku presidentët do takohen në një mënyrë apo në një tjetër, por duhet ta dini se po bisedohet për një takim më herët”, shprehet Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Trump dhe Putin nuk janë takuar asnjëherë, por të dy kanë thënë se do të përpiqen të riparojnë lidhjet SHBA-Rusi, që kanë rënë në nivelet më të ulëta të tyre që nga lufta e ftohtë, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës në 2014.

Administrata e re amerikane është nën presion mbi Rusinë, kjo edhe për shkak të Michael Flynn, këshilltar i Traump-it për Sigurinë Kombëtare, që po përpiqet të kapërcejë një situatë të vështirë të krijuar si pasojë e një telefonate që ai kishte me ambasadorin rus në SHBA, para se Trump të merrte detyrën.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë rishikuar gjatë fundjavës kontaktet e Flynn dhe nëse ai ka diskutuar për heqjen e mundshme të sanksioneve amerikane mbi Rusinë pas uljes së Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, çka do të ishte një shkelje e ligjit që ndalon qytetarë privatë të angazhohen në politikën e jashtme, përcjell TCh.

Vetë zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka thënë se Flynn dhe ambasadori rus në SHBA nuk kanë diskutuar për heqjen e sanksioneve dhe se nuk ka pasur bisedime mes ndonjë përfaqësuesi rus dhe amerikan për zbutjen e sanksioneve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...