13 Shkurt 2017 - 10:06
Sipas një lajmi të gazetës, Yedioth Ahronoth, thuhet se komisioni ka përfunduar diskutimet për projektligjin i cili njihet si "ndalimi i ezanit".
Në këtë projektligj parashikohet që ezani të mos thirret me zë të lartë nga ora 23:00 deri në orën 07:00. Ndërkohë në ndryshime parashikohen gjoba deri në 200 mijë dollarë për xhamitë që nuk do ta respektojnë atë, transmeton aa.
Projektligji për ndalimin e ezanit me altoporlantë në xhami, me pretendimin se është një ndotje akustike, duhet të diskutohet në 3 seanca plenare të Knesset-it, në mënyrë që të kthehet në një ligj. Projektligji i cili ka tërhequr reagime të ashpërta nga bota arabe, është dërguar edhe më parë në Knesset, por nuk ka mundur të kalojë.
Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Binyamin Netanyahu, ka deklaruar se mbështet nismën për miratimin e një projektligji që synon ndalimin e ezanit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...