12 Shkurt 2017 - 18:27
Bomba u zbulua pranë një pike karburanti në qytetin verior, gjatë punimeve në rrugë javën e kaluar.
“Operacioni përfundoi, çdo gjë shkoi mirë”, tha shefi i sigurisë rajonale Apostolos Tzitzikostas, pas katër orësh pune në deminim nga ekipi i tij, shkruan AFP, transmeton KP.
Bomba ishte e gjatë 1.5 metra. Fillimisht u tha se bartte rreth 250 kg të eksplozivëve, por gjatë inspektimit është gjetur të jetë një pajisje prej 170-kilogramë eksplozivë.
Shefi i shtabit të ushtrisë Nikos Phanios, tha se mekanizmi i ndezjes së bombës “ishte ende në një formë shumë të mirë, dhe kjo ishte ajo që e kishte shqetësuar”.
“Pajisja ishte prodhim amerikan”, tha ai.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...