Aeroporti i Hamburgut i kthehet normalitetit

12 Shkurt 2017 - 15:40      

Aeroporti i Hamburgut në pjesën veriore të Gjermanisë, i është kthyer gjendjes normale, pasi sot ishte evakuuar për shkak të një ere shumë të pakëndshme që ishte përhapur në ndërtesat e terminaleve të aeroportit, ndërsa te shumë udhëtarë kjo kishte shkaktuar kollitje dhe skuqje të syve.

Zyrtarë të ekipeve të zjarrfikësve thanë se afro 50 vetë ishin lënduar pasi një substancë e panjohur qartazi kishte dalë nga sistemi i ajrit të kondicionuar në këtë aeroport, që është i pesti më i madhi në Gjermani.

Evakuimi ka ndikuar që qindra udhëtarë është dashur të prisnin jashtë aeroportit në temperaturë tejet të ulët, raporton agjencia DPA, përcjell rel.

Ata u kthyen brenda pasi zyrtarët e shpallën kthimin në gjendjen normale të aeroportit.

Një brigadë e zjarrfikësve tha se i kishte ngritur disa qendra të trajtimit për ata që ishin lënduar, duke thënë se nëse paraqitet e nevojshme, disa prej tyre mund të dërgohen edhe në spital.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...