Evakuohet aeroporti i Hamburgut

12 Shkurt 2017 - 14:30      

Paniku përfshiu aeroportin e Hamburgut, pasi me dhjetëra njerëz që gjendeshin aty u ankuan për probleme me frymëmarrjen dhe djegie të syve.

I menjëhershëm reagimi i autoriteteve, që ndaluan fluturimet dhe evakuuan aeroportin, duke pasur frikë për një akt të mundshëm terrorist, ndërsa Gjermania është në gjendje të lartë alarmi.

Autoritetet lokale në Hamburg thanë se rreth 50 persona shfaqën probleme fizike, pasi një substancë ende e panjohur u përhap përmes sistemit të ajrimit të ndërtesës. Incidenti u verifikua në zonën e aeroportit ku kontrollohen bagazhet dhe pasagjerët, me këta të fundit që fillimisht u ankuan për një erë të rëndë, transmeton TCH. 

Të lënduarit morën ndihmën e parë jashtë ndërtesës së boshatisur të aeroportit dhe sipas policisë, nuk lindi nevoja për të dërguar askënd në spital. Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar se për çfarë lënde bëhet fjalë, nëse vërtetë një lëndë e paidentifikuar ka hyrë në sistemin e ajrimit, duket se situata është zgjidhur shumë shpejt dhe autoritetet kanë rihapur aeroportin dhe fluturimet rinisën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...