12 Shkurt 2017 - 10:01
Pse të mos ia linin emrin “Rruga Donald Trump”, propozoi bujshëm ai, shkruan sot “Koha Ditore”. Këtë e kishte nxjerrë nga goja në lagje, disa ditë para se të mbaheshin zgjedhjet presidenciale amerikane, që për habi të shumëkujt e nxorën fitues Donald Trumpin.
Peticioni online i Bizyukinit – motoja e të cilit ishte “Le t’ia kthejmë madhështinë Ryazinit”, një imitim lokal i sloganit të Trumpit në fushatën amerikane – mori pothuajse treqind vota për.
Shaka “serioze”
“Shumëkush e merrte për shaka dhe e nënshkroi duke menduar se ishte diçka sa për humor, disa mendonin se kështu mund të ndihmohej normalizimi i marrëdhënieve politike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, dhe kishte prej atyre që mendonin se emri ‘Rruga pazot’ nuk shkonte”, deklaron Bizyukin në një rrëfim të gjatë të “Al-Jazeeras” për qasjen e rusëve ndaj presidentit të ri amerikan.
Peticioni gjeneroi debat nëpër mediat lokale ruse, të cilat po raportojnë për trumpomaninë, trend i pashembullt në Rusi, ku antiamerikanizmi për dekada me radhë ka qenë pjesë e ADN-së politike ruse... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...