Fshati i utopisë

12 Shkurt 2017 - 06:30      

Një fshat në Hungari ka ndaluar bartjen e veshjeve myslimane dhe thirrjen e namazit për lutje. Duke i dhënë jetë asaj që e quan “luftë kundër kulturës myslimane”, ky fshat synon të shërbejë si model edhe për evropianët e tjerë të krishterë, të cilët e kundërshtojnë multikulturalizmin në vetë shtetet e tyre.

“Ne fillimisht mirëpritëm njerëz nga Evropa Perëndimore, njerëz të cilët nuk do të dëshironin të jetonin në një shoqëri multikulturore”, tha Laszlo Toroczkai, duke folur për BBC-në, shkruan sot “Koha Ditore”. “Nuk do të dëshironim të joshnim myslimanë në fshatin tonë”.

Ndalesat e reja

Toroczkai është prefekt i Asotthalomit, një fshat i largët në rrafshin jugor të Hungarisë, vetëm dy orë larg prej kryeqytetit Budapest.

“Është shumë me rëndësi që fshati të ruajë traditat e veta. Nëse një numër i madh i myslimanëve arrijnë këtu, ata nuk do të jenë në gjendje që të integrohen në komunitetin e krishterë. Ne mund të shohim komunitete të mëdha myslimane në Evropën Perëndimore që nuk kanë qenë në gjendje të integrohen dhe nuk duam që ta kemi një përvojë të njëjtë këtu”, thotë ai.

“Do të dëshiroja që Evropa t’u takojë evropianëve, Azia t’u përkasë aziatikëve, ndërsa Afrika afrikanëve. Kaq thjesht” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...