11 Shkurt 2017 - 20:44
Këto komente Trump i bëri në aeroplanin presidencial, Air Force One, pasi Rohani u tha miliona iranianëve që e festonin përvjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Teheran, se “ne fuqishëm do t’i kundërshtojmë çfarëdo politikash luftënxitëse”.
“Vendi ynë është vigjilent dhe ata që i kërcënohen Iranit do të jenë për keqardhje”, tha Rohani dhe shtoi se “për popullin iranian duhet të flitet me respekt”.
Donald Trump tha se “më mirë është që ai të jetë i kujdesshëm”, derisa fluturonte së bashku me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, për në shtetin Florida për pushim të fundjavës.
Më herët Trump ia tërhoqi vërjtjen Iranit më 2 shkurt dhe pastaj ka imponuar një rund të ri të sanksioneve kundër Iranit për shkak të akuzave se i ka shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara kundër provave të raketave balistike.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...