Gripi i shpendëve, Koreja e Jugut asgjëson 33 milionë shpezë

11 Shkurt 2017 - 15:46      

Koreja e Jugut është detyruar të asgjësojë 33 milionë shpezë, që prej nëntorit kur vendi u kaplua nga gripi i shpendëve.

Ministria e Bujqësisë njoftoi të shtunën se numri i shpendëve të asgjësuara ka arritur në 33.12 milionë, dukshëm më shumë se 13.96 milionë shpezët e asgjësuara në vitin 2014, shkruan KP.

Rasti më i përhapur në 340 fermat koreane është virusi patogjenik H5N6. Aktualisht nuk ka njerëz ë infektuar, por mbetet i lartë shqetësimi, sidomos nga fakti se të hënën e kaluar është përhapur një virus i ri në provincën Jeolla.

Agjencia e lajmeve Yonhap, shkruan se fermat pritet të kompensohen me 227.8 milionë dollarë, që është për 2.6 herë më shumë nga kompensimi i vitit 2014.

Koreja e Jugut po përballet edhe me sëmundjen e bagëtive, ku deri më tani janë vaksinuar 3 milionë lopë, ndërkohë që të dhënat e qeverisë nga e premtja flasin se janë asgjësuar 1.093 bagëti nga 14 ferma të ndryshme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...