Holanda strehon refugjatët në burgje [foto]

11 Shkurt 2017 - 14:22      

Holanda ka disa kohë që po përballet me një problematikë që do të dëshironin që të gjitha vendet ta kishin; mungesën e të dënuarve për të mbushur burgjet.

Por, për të mos lënë që të rrënohen ndërtesat e boshatisura, që deri pak ditë më parë shërbenin për të vuajtur dënimin personat që kishin shkelur ligjin, autoritetet kanë menduar një zgjidhje tjetër, duke iu përshtatur edhe krizës së fundit të refugjatëve, shkruan tch.

Ndërtesat po përdoren për të strehuar qindra-mijëra refugjatë që kanë mbërritur në vend nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Ata janë strehuar në burgje, ku shumica e tyre janë në pritje të marrjes së përgjigjes për kërkesat e azilit.

Sa u takon kushteve, ato janë të pranueshme dhe ndoshta disa herë më mirë se tendat tradicionale që shfrytëzohen për përballimin e flukseve të tilla me refugjatë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...