Trump nuk ndalet: Urdhër të ri ndalues

11 Shkurt 2017 - 13:30      

As vendimet e dy gjykatave dhe as mundësia që dekreti i tij të ngecë edhe në Gjykatën e Lartë të ndarë mes katër anëtarëve konservatorë e katër liberalë, nuk e lëkundin Donald Trumpin nga vullneti për ta çuar deri në fund atë që ka nisur.

Presidenti i ri amerikan u tha reporterëve në avionin “Air Force One” se po merr në konsideratë nxjerrjen e një urdhri të ri ndalues për qytetaret e disa shteteve të caktuara, duke e rikthyer kështu makthin e kufizimit të udhëtimeve.

“Nga e hëna apo e marta do të nxjerr një urdhër të ri”, ishte komenti i tij, duke shprehur bindjen gjithashtu se do të fitojë betejën në gjykata për zhbllokimin e urdhrit ekzistues, transmeton tch.

“Ajo është një betejë të cilën ne do ta fitojmë. Problemi i vetëm është në aspektin ligjor. Ajo kërkon kohë, por ne do të fitojmë. Kemi edhe mundësi të tjera dhe këto përfshijnë edhe nxjerrjen e një urdhri fringo të ri”, u shpreh ai.

Nuk dihet ende çfarë do të përmbajë dekreti i ri, por Trump la të kuptohet se ai mund të ndryshojë shumë pak nga i mëparshmi.

Të premten Presidenti u shpreh se do të ndërmarrë shumë shpejt veprime për të mbrojtur SHBA dhe qytetarët e tyre, por pa sqaruar në hollësi se çfarë hapash planifikon të hedhë për të kontrolluar hyrjet në Amerikë të njerëzve nga vendet që shihen si kërcënime të mundshme terroriste.

“Votuesit më zgjodhën për ta mbajtur vendin të sigurtë, ndaj do të bëjmë shumë shpejt diçka për masa sigurie shtesë. Këtë do ta shihni javën që vjen”, ishin fjalët e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...