11 Shkurt 2017 - 11:50
Lubisha Beara, 77 vjeçar, ish-shef i sigurisë në selinë e armatës së serbëve të Bosnjës në kohën e luftës, ka vdekur më 8 shkurt, thanë autoritetet nëpërmjet një kumtese të mbrëmshme, raporton REL.
Ai ishte dënuar në vitin 2010 për gjenocid lidhur me rolin e tij në vrasjen e afro 8 mijë burrave e djemve myslimanë në Srebrenicë, që ishte masakra më e tmerrshme në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Lubisha Beara po e vuante dënimin me burg të përjetshëm në Tegel të Berlinit.
Deri tash ekspertët mjekoligjorë i kanë identifikuar më se 6 mijë persona të vrarë në Srebrenicë, ndërsa mbetjet e tyre janë rivarrosur në Qendrën përkujtimore Potoçari, afër Srebrenicës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...