Takim Ivanov-Hahn, thirrje për formim sa më shpejt të qeverisë

10 Shkurt 2017 - 12:16      

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u takua sot me komisionerin evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, të cilët kanë shkëmbyer mendime mbi situatën aktuale politike në vend dhe mundësitë për zgjidhjen e shpejtë të krizës politike.

“Tejkalimi i krizës politike është vendimtare për Maqedoninë më mënyrë që ajo t’ia kushtojë veten plotësisht reformave evropiane si dhe të vazhdojë arritjen e qëllimeve të integrimit në BE”, ka thënë Ivanov.

Siç thuhet në njoftimi e kabinetit presidencial, në takim është theksuar domosdoshmëria e formimit të shpejtë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për shkak se vetëm me institucione plotësisht funksionale, shteti do të jetë në gjendje të merret me sfidat me të cilat përballet vendi.

Komisioneri Hahn thuhet më tej në njoftim, ka informuar presidentin Ivanov për takimet të cilat i realizoi të enjten me liderët e partive politike duke bërë të ditur mendimet e shprehura, për çka vuri në dukje se qeveria e re duhet të jetë e angazhuar ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë dhe të përqendrohet në të ardhmen evropiane të vendit.

Ivanov përsëriti se mungesa e stabilitetit në jetën politike dhe tensionet në marrëdhëniet ndëretnike janë pasojë e status quo-së të stërzgjatur në vend për çka kërkoi angazhim më aktiv të komisionerit Hahn, i cili nga ana e tij tha se në mesin e vendeve anëtare të BE-së ekziston një vetëdije e shtuar për nevojën për zhbllokim të integrimeve, dhe si rrjedhojë nevojitet një qeveri e përkushtuar ndaj integrimeve

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...