Gjermania me masa të shpejtuara për deportim të azil-kërkuesve të refuzuar

10 Shkurt 2017 - 09:10      

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve federale gjermane janë pajtuar që të shpejtojnë deportimin e azil kërkuesve të refuzuar.

Qëllimi i planit është deportimi i migrantëve që kanë pak mundësi të marrin azil brenda pak javëve të hyrjes së tyre në Gjermani. Personat që gënjejnë për identitetin e tyre apo kanë të kaluar kriminale, do të deportohen shumë shpejtë.

Kjo është nxitur prejse në muajin dhjetor, azil kërkuesi i refuzuar nga Tunizia, Anis Amri vrau 12 njerëz duke shtypur me kamion, në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Nëpër shtetet federale, guvernatorët kanë thënë se do të themelohen “qendrat e daljes”, ku do të dërgohen azil kërkuesit e refuzuar që të mos kenë mundësi të largohen pak para deportimit.

Imigrantët, shumica e të cilëve janë nga Afganistani, do të marrin një shumë parash pak para se të rikthehen në vendin e tyre, nëse këtë e bëjnë vullnetarisht.

Në vitin 2016, rreth 55 mijë azil kërkues janë larguar vullnetarisht nga Gjermania dhe rreth 25 mijë të tjerë janë deportuar. Gjatë vitit të kaluar, 280 mijë persona kanë kërkuar azil, kundrejt 890 mijëve që e kanë bërë të njejtën në vitin 2015.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...