Mogherini, Tillerson diskutojnë për Rusinë, Iranin, Ukrainën në takimin e parë

10 Shkurt 2017 - 08:08      

Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, kanë biseduar rreth terrorizmit, Rusisë, marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe Ukrainës, gjatë takimit të tyre të parë, njofton BE-ja.

Mogherini do të qëndrojë edhe sot në Uashington, vizita e parë kjo prejse është inauguruar presidenti Donald Trump, duke takuar përpos Tillersonit, edhe Michael Flyn, këshilltarin e Trumpit për siguri kombëtare.

Mogherini ka thënë se ajo dhe Tillersoni kanë pasur shkëmbim të hapur të shumë çështjeve, përfshirë marrëdhëniet trans-atlantike, sfidën e përbashkët kundër terrorizmit, punën e përbashkët për të fuqizuar mbrojtjen e Evropës, marrëdhëniet me Rusinë, marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe shumë kriza, nga Ukraina në Siri, ka thënë ajo.

Nuk janë dhënë detaje tjera të takimit.

Mogherini ka ndihmuar gjatë negociatave të vitit 2015 për arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin të cilin Donald Trump e ka quajtur “të tmerrshme”.

Trump ka shprehur gatishmëri për të punuar më për së afërmi me Rusinë, një qëndrim që ka habitur jo pak aleat evropian, derisa Tillerson ka pasur lidhje të rëndësishme biznesi në Rusi, gjatë kohës sa ishte shef ekzekutiv i kompanisë, Exxon Mobil. Por, gjatë seancës dëgjimore në Senat.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...