9 Shkurt 2017 - 11:26
Ministria kineze e Sigurisë Publike bëri të ditur në një njoftim të enjten se do të fillojnë t’u marrin vizitorëve shenjat e gishtërinjve në hyrje dhe dalje të vendit. Kërkesa do të zbatohet mbi shumicën e njerëzve mes moshës 14 dhe 70 vjeç, transmeton aa.
Kjo politikë do të hyjë në fuqi duke filluar në Shenzhen, qytet jugor kinez në kufi me Hong Kongun.
Autoritetet kineze kanë llogaritur më shumë se 76 milionë hyrje dhe dalje nga të huajt gjatë vitit të kaluar.
Mysafirët kryesisht ishin nga Koreja e Jugut, Japonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusia.
Ministria tha se kërkesa e re është "një masë e rëndësishme për forcimin e menaxhimit të hyrjes dhe daljes" që përputhet me politikat në vende të tjera.
Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-ve ka shenjat e gishtërinjve ndaj vizitorëve të huaj që nga viti 2004.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...