Kryqi i Kuq pezullon operacionet në Afganistan

9 Shkurt 2017 - 10:57      

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq pezulloi operacionet në Afganistan, pasi persona të armatosur vranë gjashtë punonjës për shpërndarjen e ndihmave në një rajon të largët verior, të përfshirë nga reshje të dendura të borës.

Guvernatori i provincës Jovzjan tha se konvoji me ndihma është sulmuar të mërkurën nga militantë të dyshuar të grupit Shteti Islamik.

Kreu i Kryqit të Kuq e cilësoi incidentin si “sulmin më të keq” kundër organizatës në 20 vjet.

“Operacionet tona janë vënë në pritje, sepse duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht, përpara se t’i rinisim ato”, tha drejtori për operacione pranë Kryqit të Kuq, Dominik Stillhart.

Ai tha se Afganistani ka programin të katërt më të madh humanitar nga Kryqi i Kuq.

“Situata humanitare në Afganistan është e tmerrshme. Ne jemi një nga pak organizatat e pranishme në gjithë vendin”, tha Stillhart.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...