9 Shkurt 2017 - 09:57
Sondazhi i bërë nga Instituti i çështjeve ndërkombëtare, me bazë në Londër, ka zbuluar se 55 për qind e evropianëve në 10 shtete të saj, mendojnë se emigrimi nga vendet me shumicë myslimane duhet të ndalohet.
Ky sondazh i këtij instituti, është bërë para se Donald Trump të prezantonte ndalimin kundërthënës për në SHBA.
Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndalim të menjëhershëm të emigrantëve që vijnë nga shtat vende myslimane, si Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria e Jemeni për 90 ditë, transmeton koha.net.
Ky ligj ka ngritur protesta në të gjithë botën.
Në pyetjen , "Të gjitha emigrimet nga vendet me shumicë myslimane duhet të ndalohen", 71 për qind e Polakëve janë përgjigjur për ndalim, në Austri 65 për qind, në Gjermani 53 për qind ndërsa në Britani 47 për qind.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...