Malloch: Gjaku, djersa, loti dhe paratë amerikane e bënë Evropën

9 Shkurt 2017 - 09:54      

Bruksel, 9 shkurt - Kandidati i përcaktuar si ambasador i BE-së nga presidenti amerikan Donald Trump dhe ndaj të cilit ka reagime për deklarata anti-Bashkimit Evropian Ted Malloch ka akuzuar Evropën me mosmirënjohje.

Në një deklaratë në llogarinë e medias sociale, Malloch ka theksuar se evropianët duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë apo jo brenda BE-së apo se si do ta ndërtojnë atë.

Duke vënë në dukje se rilindja e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore ka ndodhur në saj të SHBA-ve, Malloch tha se "Gjaku, djersa, loti dhe paratë tona janë ato që e kanë bërë Evropën të jetë ajo që është sot. Do të ishte më mirë sikur aktualisht të kishim pak mirënjohje përkundër anti-amerikanizmit".

Malloch edhe më parë duke tërhequr vëmendjen se valuta euro ka probleme serioze ka thënë se "Për mendimin tim (euro) jo vetëm që po vdes por ka edhe probleme të vërteta serioze. Euro në 1 - 1.5 vitet e ardhshme mund të rrënohet. Po të isha unë në vitin 2017 do e shisja hapur euron".

Ndërsa në një tjetër deklaratë Malloch duke vendosur në objektiv BE-në tha se "Kam patur një detyrë diplomatike ku kam ndihmuar për rrëzimin e Bashkimit Sovjetik. Ndoshta ka ndonjë Bashkim tjetër që ka nevojë për pak më shumë zbutje".

Ndërsa përballë këtyre deklaratave liderët e grupeve të mëdha në Parlamentin Evropian, edhe Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk i kanë dërguar një letër presidentit Trump duke i kërkuar që të mos i jepet akreditimi "për shkak të qëllimeve të këqija".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...