Deputetët britanikë i thonë po Brexitit

8 Shkurt 2017 - 22:49      

Anëtarët e Parlamentit britanik kanë votuar në masë për të lejuar nisjen e procesit të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, në votimin e fundit për projektligjin e Brexit.

Projektligji u aprovua nga 494 vota pro kundrejt 122 kundër dhe tani topi kalon në Dhomën e Lordëve, që do të thotë fjalën e fundit.

Sekretari për Ekonominë nga radhët e opozitës ishte një prej 52 deputetëve laburistë që sfidoi urdhrin e partisë për të mbështetur draftin dhe u largua nga ulësja në radhë të parë.
Zoti Lewis, i cili më herët ishte i pavendosur nëse do të jepte mbështetjen e tij, njoftoi dorëheqjen në momentin kur deputetët filluan të votonin për herë të fundit.

“Nuk mundem, që me vetëdijen time të votoj për diçka që besoj se do të dëmtojë qytetin të cilin unë kam detyrën dhe nderin të përfaqësoj”, tha Lewis.
Ndërsa lideri Jeremy Corbyn tha se i kuptonte vështirësitë që votimi paraqiste për disa nga deputetët e tij, por ai theksoi se ata ishin urdhëruar që të mbështesnin nenin 50, pasi partia nuk do ta bllokonte ligjin.
Kryeministrja Theresa May synon të nisë bisedimet për daljen nga BE në fund të marsit. Ajo do ta bëjë këtë duke u bazuar në nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, gjë që kërkonte votimin në Parlament.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...