SHBA: Senatorët kërkojnë veto lidhur me sanksionet ndaj Rusisë

8 Shkurt 2017 - 21:36      

Një grup i senatorëve të Shteteve të Bashkuara planifikojnë ta paraqesin një legjislacion, me të cilin do ta vështirësojnë punën e administratës së presidentit, Donald Trump, për t’i tërhequr sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Kjo masë, e quajtur Akti i Rishikimit të Rusisë, ka mbështetës demokratë dhe republikanë dhe është aktualizuar për shkak të synimeve të politikës së administratës Trump lidhur me Rusinë.

Senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, Lindsay Graham, janë në mesin e mbështetësve të këtij legjislacioni, me të cilin do të imponohej mbikëqyrje strikte kongresionale dhe e drejtë e vetos, ndaj administratës Trump, nëse ajo synon tërheqje të sanksioneve kundër Rusisë.

Ish-presidenti, Barack Obama, paraardhës i presidentit Trump, i pat bllokuar fondet ruse dhe imponoi ndalesë të dhënies së vizave për një numër të zyrtarëve të lartë rusë, pasi Rusia e aneksoi Krimenë e Ukrainës, në vitin 2014.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...