8 Shkurt 2017 - 17:56
Ioana Bran, sekretare e Parlamentit, tha se 161 deputetë kanë mbështetur propozimin që të votohet mosbesim ndaj Qeverisë rumune, transmeton aa, që është e pamjaftueshme duke marrë parasysh se nevojiten 232 vota.
“Mund të themi se nuk është arritur shumica e nevojshme, me qëllim që votimi të kalojë në pajtim me Kushtetutën”, tha Bran.
Javën e kaluar, Qeveria anashkaloi procedurën parlamentare dhe miratoi dispozitë urgjente e cila dekriminalizoi disa forma të korrupsionit zyrtar. Kritikët konsiderojnë se nga dispozita do të kishin dobi zyrtarët e lartë që janë përballur me akuzat për korrupsion.
Më pas vijuan protestat masive, më të mëdhatë që nga përmbysja e regjimit komunist në vitin 1989. Nën trysni të qytetarëve kryeministri Grindeanu lëshoi pe dhe tërhoqi dispozitën kontestues
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...