Sot votim vendimtar në Parlamenti britanik për fillimin e Brexit

8 Shkurt 2017 - 14:18      

Divorci mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian do të kalojë sot një etapë vendimtare me një votim të deputetëve britanikë që do të lejojë kryeministren, Theresa May të aktivizojë procesin e Brexit muajin e ardhshëm.

Në përfundim të tri ditëve debate kushtuar studimit të rreth 140 faqeve të amendamenteve, 650 deputetët do të duhet të miratojnë në seancën e parë një projektligj duke i dhënë kryeministres, Theresa May pushtetet për të filluar procedurën e divorcit me Evropën, shtatë muaj pas votimit të britanikëve që vendosën për Brexit.

Projektligji, paraqitur në Parlament pasi qeveria u detyrua nga Gjykata e Lartë në muajin janar, do të shqyrtohet menjëherë nga Dhoma e Lordëve. Në rast ndryshimi, ai do të rikthehet para deputetëve, një lojë “ping-pongu”, ekuivalenti britanik i “ecejakeve” në Francë.

Miratimi përfundimtar i tekstit nuk pritet të ndodhë edhe për disa javë, por Theresa May ka përsëritur se do të aktivizojë para 31 marsit Traktatin e Lisbonës, që do të nisë dy vitet e negociatave për daljen nga Bashkimit Evropian. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...