Kryebashkiaku Ankarasë: Tërmetet u shkaktuan nga fuqitë armiqësore

7 Shkurt 2017 - 20:03      

Kryetari i Bashkisë së Ankarasë dyshon se fuqitë armiqësore të Turqisë shkaktojnë artificialisht tërmete për të përkeqësuar ekonominë e vendit.

“Ka ndodhur një tërmet i fuqishëm në Dardanele (veriperëndim) sot. Kam bërë kërkime. Është shfaqur një anije sizmike kërkimi në zonë”, deklaroi në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, Melih Gokçek, i njohur në Turqi për teoritë e tij të konspiracionit.

“Duhet të përcaktojmë me urgjencë objektin e kërkimeve për këtë anije dhe cilit vend i përket”, theksoi kryetar i bashkisë së kryeqytetit turk.

Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit turk që prej vitit 1994 është i njohur për deklarata me tematikë konspirative.
Dy tërmete me magnitudë 5,3 dhe 5,2 ballë të shkallës Rihter goditën dje dhe sot rajonin e Canakale, që ndodhet në veriperëndim të Turqisë në nivelin e Ngushticës së Dardaneleve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...