Presidenti rumun fajëson qeverinë për krizën politike

7 Shkurt 2017 - 18:13      

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, thotë se qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët ka shkaktuar krizë politike “të plotë” duke e publikuar dekretin, me të cilin dobësohej lufta kundër korrupsionit.

Kundër këtij dekreti ka pasur protesta, që ishin më masivet prej rënies së komunizmit.

Qeveria e tërhoqi këtë dekret, por protestat kanë vazhduar.

Mbrëmë afër ndërtesës së qeverisë së Rumanisë pjesëmarrësit në protestë kanë kërkuar dorëheqje të qeverisë.

Simpatizuesit e qeverisë e kanë mbajtur një kundër protestë shumë më të vogël afër presidencës, duke kërkuar dorëheqjen e Iohannisit.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm në Parlamentin e Rumanisë, Iohannis, tha se shumica e popullatës konsideron se vendi po shkon në drejtim të gabuar.

Megjithatë, ai theksoi se nuk ka dëshirë ta përmbys kabinetin e kryeministrit, Sorin Grindeanu, ose të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Ai ka kërkuar nga anëtarët e koalicionit që të qeverisin “me përgjegjësi”.

Kryetari i Parlamentit, Liviu Dragnea, që është lider i Partisë Socialdemokrate në qeveri, ka refuzuar ta përshëndes presidentin, kur ai arriti në fillim të seancës së sotme speciale në parlament.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...