Johnson: Asadi nuk ka të ardhme si lider

7 Shkurt 2017 - 16:04      

Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, ka deklaruar se regjimi i Bashar al Asadit është përgjegjës për shumë vrasje në Siri dhe se Asadi nuk ka një të ardhme si lider, raporton AA.

Këtë deklaratë Johnson e ka bërë në llogarinë e tij në Twitter. Në lidhje me raportin e publikuar nga Amnesty International, kryediplomati britanik thotë se "ka ndjerë neveri" për ekzekutimet e regjimit dhe në vijim shton: "Asadi është përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve në Siri. Ai nuk ka të ardhme si lider."

Amnesty International deklaroi sot se regjimi i Asadit që nga shtatori i vitit 2011, kohë kur nisi lufta e brendshme, deri në fund të vitit 2015, ka ekzekutuar 5-13 mijë njerëz, shumica e të cilëve civilë, në burgun ushtarak Sajdanaja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...