7 Shkurt 2017 - 10:29
Sipas një sondazhi të “Opinionëay”, transmeton TCh, ish-ministri i Ekonomisë me shumë gjasë do të përballet e do të mundë në balotazh drejtuesen e Frontit Nacional, Marin Le Pen.
Mbështetja për Macron-in vlerësohet se do të arrijë në 65 për qind, ndërsa ajo për Le Pen në 35 për qind. Parashikimet flasin për një fitore të euroskeptikes në raundin e parë me 26 për qind të votave, ndërsa Macron pritet të sigurojë 23 për qind. Ai që deri më sot konsiderohej favorit Francois Fillon do të pozicionohet i treti, duke mos kaluar dot në balotazh.
Pozitat e Fillon u lëkundën ndjeshëm pas shpërthimit të skandalit lidhur me pagesat e familjarëve të tij për punë fiktive. Pas hezitimeve fillestare për t’iu nënshtruar presionit, republikani bëri të hënën një hap prapa. Pavarësisht se e quajti të ligjshme praktiken shtoi se populli francez nuk e pranonte më atë dhe kërkoi ndjesë.
“Ajo që në fillim ishte e pranueshme tani nuk është më. Duke punuar me fëmijët dhe gruan time, unë kam qenë i ndërgjegjshëm për këtë marrëdhënie besimi, por sot kjo ka shkaktuar mosbesim. Ishte një gabim dhe kërkoj ndjesë”, tha Fillon.
Fushata e Fillon-it u shënjua nga pretendimet se gruaja dhe fëmijët e tij janë paguar për punë fiktive parlamentare. Kandidati i qendrës së djathtë i mohon me vendosmëri akuzat, por disa prej pjesëtarëve të partisë së tij i kanë kërkuar të tërhiqet nga gara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...