Netanyahu i thotë kryeministres May të ndjekë shembullin e Trumpit për Iranin

6 Shkurt 2017 - 20:53      

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje vendeve “të përgjegjshme” që të ndjekin shembullin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe të vendosin sanksione kundër Iranit.

Netanyahu bëri apelin derisa takoi kryeministren britanike, Theresa May, të hënën në Londër.

“Irani synon të asgjësojë Izraelin, të pushtojë Lindjen e Mesme, ai kërcënon Evropën, kërcënon Perëndimin, kërcënon botën. Ai bën provokim pas provokimi”, tha Netanyahu.

Komentet vijnë vetëm pak ditë pasi administrata Trump ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit, pasi ky i fundit ka kryer një provë me raketë balistike, më 29 janar.

Netanyahu është kundërshtar i zëshëm i marrëveshjes së vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor të Republikës Islamike. Trump po ashtu e kundërshton këtë marrëveshje.

Një zëdhënëse e kryeministres britanike tha se May "ia ka bërë të qartë" Netanyahut se Britania e mbështet marrëveshjen, në bazë të së cilës Irani ka reduktuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...