Fillon kërkon falje për pagesat ndaj familjarëve të tij

6 Shkurt 2017 - 18:16      

Kandidati i qendrës së djathtë për presidencën franceze, Francois Fillon, ka kërkuar falje për pagesat e bëra për anëtarët e familjes për punën parlamentare.

Ai tha se edhe pse praktika ishte e ligjshme, francezët nuk e pranuan atë dhe se kishte bërë një “gabim”.

Gjatë fushatës Fillon është përballur me pretendimin të cilin ai e mohon, se gruaja e tij dhe dy fëmijët e tij janë paguar për punën që nuk e kanë bërë asnjëherë.

Disa anëtarë në partinë e tij kanë thënë se ai duhet të japë dorëheqje të menjëhershme.

Sondazhet e fundit kanë treguar ai mund të eliminohet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në prill, duke hapur mundësinë e një balotazhi në mes kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...