6 Shkurt 2017 - 18:12
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se në bisedimet teknike që kanë filluar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, shpresojnë për zhvillime edhe në fushën politike pas krijimit të mekanizmit të përbashkët për monitorimin dhe zbatimin e armëpushimit në Siri, raporton AA.
Në një fjalim të mbajtur ë një konferencë për shtyp pas takimit me ministren e Jashtme të Venezuelës, Delcy Rodriguez, në Moskë, Lavrov ka folur në lidhje me krizën në Siri.
Lavrov ka theksuar se në bisedimet e kryera ditën e sotme në Astana me pjesëmarrjen e diplomatëve dhe zyrtarëve ushtarakë, krahas delegacioneve të regjimit të Bashar al Asadit dhe opozitarëve që do të marrin pjesë në negociatat politike, është diskutuar edhe për përgatitjet rreth bisedimeve në lidhje me kushtetutën.
Ndërsa në anën tjetër për deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se Irani “është shteti numër 1 terrorist”, duke vënë në dukje se këtë e ka lënë në ndërgjegjen e gazetarëve dhe analistëve, Lavrov ka pretenduar se Irani nëpërmjet grupeve të armatosura që mbështet në territoret e Sirisë ofron kontribut në luftën kundër organizatës terroriste ISIS.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...