Opozita në Mal të Zi me mbështetje të Rusisë do referendum për anëtarësim në NATO

6 Shkurt 2017 - 17:21      

Forca kryesore opozitare në Malin e Zi, Fronti Demokratik, njoftoi se me mbështetjen e Rusisë, do të organizojë referendum për anëtarësimin e vendit në NATO.

Fronti Demokratik njoftoi sot se do të organizojë “referendum popullor”, nëse shumica qeveritare vazhdon të insistojë që vendimi për anëtarësim në aleancë të sillet në parlamentin malazez.

Lideri i partisë opozitare, Andrija Mandiq theksoi se ideja për referendum është e mbështetur nga Kremlini.

Autoritetet malazeze pohojnë se nacionalistët rusë qëndrojnë pas tentimit të dyshuar për grusht shtet në nëntor, që përfshiu edhe planet për vrasjen e kryeministrit të atëhershëm Milo Gjukanoviq, për shkak vendimit të qeverisë së tij për anëtarësim në NATO, përcjell KP.

Kremlini përgënjeshtroi se është i përfshirë, por në mënyrë aktive mbështet grupet malazeze që kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Pritet që Mali i Zi ta përfundojë procesin për qasje drejt aleancës këtë pranverë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...