6 Shkurt 2017 - 14:56
Shtetasi i Egjiptit, i identifikuar si Abdullah al-Hamamy, 29 vjeçar, është qëlluar disa herë më 3 shkurt, pasi e kishte sulmuar një ushtar me hanxhar.
Këtë veprim presidenti i Francës, François Hollande, e ka përshkruar si sulm terrorist.
Hetuesit kanë vendosur që ta marrin në pyetje të dyshuarin në dhomën e tij në spital në Paris, pasi ishin përmirësuar kushtet shëndetësore, kanë thënë burimet.
“Intervista e parë është bërë në mëngjes, por ishte shumë e shkurtër. Për momentin ai refuzon të flas me hetuesit”, i ka thënë agjencisë Reuters një burim në zyrën e prokurorisë.
Reda al-Hamamy, babai i të arrestuarit, tha se i biri i tij ishte në Paris në udhëtim zyrtar dhe se ai jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Reda al-Hamamy, gjeneral policie në pension në Egjipt, tha se nuk kishte shenja se i biri i tij ishte radikalizuar.
Hetuesit francezë po përpiqen të gjejnë gjurmë eventuale për të ditur se ky person a ka vepruar i vetëm, me shtytje personale, apo sipas urdhrave të dikujt tjetër.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...