Evropianët nën pushtetin e një krize besimi, populizmi në rritje

6 Shkurt 2017 - 14:04      

Bruksel, 6 shkurt – Shumica e evropianëve gjykojnë se vendi i tyre po shënon rënie në shumë drejtime, shoqëruar me rritje të mosbesimit ndaj partive politike dhe institucioneve ndërkombëtare, dhe zgjerim të populizmit, sipas një studimi të kryer në pesë shtetet më të mëdha evropiane.

Në Itali, 73 për qind e të intervistuarve besojnë se vendi i tyre është në regres, 69 për qin në Spanjë, 67 për qind në Francë, 57 për qind në Britaninë e Madhe dhe 47 për qind në Gjermani, sipas një studimi të kryer në tetor, nëntor 2016 nga Ipsos Global advisor, publikuar sot.

Shumica e francezëve (61 për qind), e italianëve (60 për qind) dhe e spanjollëve (56 për qind) janë të bindur se gjanerata e tyre ka një jetesë më të keqe se ajo e prindërve të tyre, një vizion i njëjtë dhënë nga 44 për qind e gjermanëve dhe 43 për qind e britanikëve.

Si rezultat, evropianët kanë pak ose aspak besim tek qeveria e tyre, si 89 për qind e spanjollëve, 80 për qind e italianëve, 77 për qind e francezëve, 70 për qind e gjermanëve dhe 66 për qind e britanikëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...