“Mekanizmi tresh” nis samitin e dytë në Astana për Sirinë

6 Shkurt 2017 - 12:22      

Turqia me Rusinë dhe Iranin janë takuar sërish në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, për të biseduar edhe një herë mbi procesin e paqes në Siri.

Në takim trajtohet zbatimi i armëpushimit në Siri në kuadër të mekanizmit tresh. Në takim marrin pjesë edhe autoritetet e Kombeve të Bashkuara, ndërsa palët ndërluftuese në Siri nuk janë prezentë në këtë mbledhje.

Në samitin e parë për Sirinë, që u mbajt në datat 23-24 janar në Astana nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë u bisedua mbi masat që do të merren për forcimin e armëpushimit në Siri.

Në mbledhjen e parë morën pjesë përfaqësues nga Irani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), regjimi i Beshar Esadit dhe opozita e armatosur siriane.

Turqia me Rusinë dhe Iranin kishin rënë dakord për krijimin e një mekanizmi të përbashkët monitorimi dhe mbikëqyrjeje për të siguruar forcimin dhe zbatimin e armëpushimit në terren. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...